Në garë për Gjuhët e Huaja, pedagogia: Më kërcënojnë

04/05/2016 00:00

Një rast presioni është deklaruar publikisht në universitetin “Fan Noli” në Korçë ku kandidatja e vetme për shefe në departamentin e gjuhëve të huaja ka hedhur akuza se është duke u penguar në kandidaturën e saj në mënyrë krejt të qëllimtë.

Daniela Stojka, shtetase rumune ka ngritur shqetësimin se jo vetëm i është kërkuar tërheqja e kandidaturës për shkak se është e vetmja e mundshme në bazë të kualifikimeve të parashikuara në ligj, phhgfor është duke u bllokuar në mënyrë të qëllimshme për marrjen e këtij pozicioni.

“Kandidimi im është plotësisht mbështetur në ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili jep përparësi kandidatëve me profilin tim që kanë mbaruar doktoratën në universitete të Bashkimit Europian.

Pavarësisht presioneve dhe manipulimeve që janë ushtruar ndaj meje për t’i hapur rrugën dikujt tjetër, unë nuk u tërhoqa nga gara.”, thotë dr. Daniela Stoica. Sipas të dhënave për rastin në fjalë janë bërë edhe denoncime.

Top Channel