Ndalohet pallati tek liqeni, Veliaj: Gjyq për të kërkuar anulimin e lejes

04/05/2016 12:40

Rreth 100 objekte të ndërtuara pa leje përreth Liqenit Artificial  në Tiranë  do të prishen. Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, objekte të cilat  nuk kishin dokumentacion të rregullt ligjor.

Por pjesë e këtij aksioni do të jete dhe një pallat 17 katësh, i cili po ndërtohet poshtë digës së liqenit për të cilin bashkia e Tiranës  do të hapë gjyq për të kërkuar shfuqizimin e lejes së dhënë,duke e konsideruar atë të paligjshme. Kreu i bashkisë Veliaj ka ironizuar qëndrimin e presidentit të republikës  në një rast si ky që sipas tij ka të bëjë pikërisht me kthimin e hapësirave publike qytetarëve.

“Në seancën gjyqësore Bashkia e Tiranës do të kërkojë shfuqizimin e lejes. Pra, Bashkia e Tiranës, për herë të parë, për çështjen e 17-katëshit te diga do të jetë në gjyq përkrah INUK-ut dhe me qytetarët e Tiranës, me ambientalistët, me të rinjtë që duan të shijojnë Parkun e Liqenit pa pallate. Kjo është një ftesë publike për cilindo, duke filluar nga Presidenti i Republikës, deri tek ambientalisti apo qytetari më i fundit, që të shprehin gjithashtu qëndrimin e tyre, çfarë mendojnë për çështjen e pallatit 17-katësh”, tha Erion Veliaj.

Brenda ketij muaji do prishen të gjitha objektet dhe do të bëhet largimi i mbetjeve inerte. Me synimin për të mbrojtur Parkun, Bashkia e Tiranës ka vendosur gjithashtu të mbyllë të gjitha hyrjet për mjetet motorike, përfshirë edhe hyrjen pranë fakultetit të Histori-Filologjisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA