Dështon hetimi i serverit, Ristani paralajmëron dëshmitarët që refuzojnë

04/05/2016 15:00

Dështimet e njëpasnjëshme të seancave të komisonit hetimor i ngritur për të zbardhur historinë e klonimit të serverit të tatimeve, duket se kanë detyruar kryetarin e këtij komisioni përfaqesuesin e Partisë Demokratike, Arben Ristani, që të paralajmërojë dëshmitarët, që nuk i janë përgjigjur thirrjes së këtij komisoni.

Ky paralajmërim vjen, kur për të disatën herë dështon seanca e parashikuar për pyetjen e ish-drejtuesit të grupit të auditit në serverin e tatimeve, Panajot Gjiknuri, i cili nuk paraqitet për të dhënë dëshminë e kërkuar.

“Për ata dëshmitarë që kanë marrë dijeni dhe nuk janë paraqitur sigurisht që do të bëjmë kallëzimet përkatëse për ti marë me forcën shtrënguese të shtetit. Po dhe zoti Gjiknuri, që ka marr dijeni dhe sot nuk është paraqitur”, tha Ristani.

Seanca e radhes për pyetjen e zotit Gjiknuri është caktuar ditën e premte.

Top Channel