Arrestimi i Frrokut, MD dërgon në Holandë kërkesën për ekstradim

04/05/2016 17:00

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka dërguar këtë të mërkurë në Holandë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut.

Përmes një njoftimi për shtyp, MD ka bërë me dije se, bashkë me kërkesën për ekstradim është dërguar edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Frrokun.

Konkretisht, Apeli e ka dënuar Frrokun me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Arben Frroku u arrestua me një pasaportë greke të falsifikuar në Holandë. Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Hagës u vërtetua se identiteti i Renato Cepas ishte i rremë dhe se gjurmët e gishtërinjve përputheshin me të kërkuarin Arben Frroku.

Top Channel