Agostinelli: Ky derbi, i denjë edhe për Serie A

04/05/2016 00:00

Fitorja e Skënderbeut me Laçin dhe barazimi i Partizanit me Tiranën, ka bërë që korçarët të shkëputen në renditje dhe t’i lejë “të kuqtë” me shumë pak shpresa për trofeun e ligës.

Megjithatë, tekniku italian i Partizanit, Andrea Agostinelli, preferon të shikojë anët pozitive të ndeshjes. Ai thotë se derbi i kryeqytetit ishte një ndeshje e bukur dhe e denjë edhe për kampionatin italian Serie A.

“E dinim që kjo ishte një javë ku ne mund të humbnim pikë ndërkohë që Skënderbeu kishte stërvitje me Laçin. Kjo ishte padyshim një nga ndeshjet më të bukura të para këtë vit në kampionatin shqiptar. Më dukej si të ishte një ndeshje e Serisë A dhe për këtë dua të përgëzoj të dyja skuadrat”, u shpreh ai.

Pas derbit në “Selman Stërmasi”, Partizani i largohet edhe më shumë Skënderbeut kryesues, duke e çuar në 4 pikë diferencën. Korçarët arritën të fitojnë 6-1 ndaj Laçit.

Top Channel