Qarkore për prokurorët; të kenë kujdes me masat e sigurisë për të miturit

03/05/2016 13:10

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla bëri të ditur gjatë takimit me homologun suedez se strukturës së prokurorisë i është kërkuar të ketë kujdes me masat e sigurimit dhe dënimet për të pandehurit e mitur.

Në takimin me homologun e tij Anders Perklev, u bë e ditur se dy vendet kanë një projekt për drejtësinë për të miturit.

Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë, vendi i të cilit jep mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri, theksoi se trajtimi i duhur i të miturve të përfshirë në vepra penale është një ndër hapat më të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian.

Autoriteti i Prokurorisë Suedeze aktualisht po drejton planifikimin e një programi bashkëpunimi e zhvillimi ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë për të mitur, që do të zbatohet në bashkëpunim me Policinë Suedeze, Administratën Suedeze të Gjykatave, me Burgun dhe Shërbimin e Provës Suedez.

Top Channel