Ja çfarë kap Simeone kur hyn në fushën e Bajernit

03/05/2016 00:00

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka arritur shumë me skuadrën e tij. Sukseset e mëdha që ka korrur me bardhekuqtë madrilenë janë fryt i punës së madhe që ka bërë me lojtarët, por duket se janë edhe meritë e masave mbrojtëse që argjentinasi merr para ndeshjeve.

Në momentin kur po hynte në fushën e “Allianz Arena”, për të zhvilluar stërvitjen e fundit para gjysmëfinales së sotme ndaj Bayern Munchen, e vlefshme për Champions League, Simeone kapi organet gjenitale.

Atletico Madrid e fitoi 1-0 ndeshjen e parë, me një gol të Saul Niguez.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel