De Biasi e ndoqi ndeshjen Lazio-Inter nga tribuna VIP

03/05/2016 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, është pikasur të dielën në darkë në tribunën e stadiumit “Olimpico” në Romë, ku po ndiqte takimin Lazio-Inter.

Kjo mund të cilësohej si një vizitë “rutinë” e trajnerit për të parë nga afër, ndonëse në pankinë, dy futbollistë të kombëtares, Etrit Berishën dhe Rei Manajn.

Por në fakt, prania e tij në tribunën VIP të stadiumit ka shërbyer vetëm për të shtuar zërat rreth një interesimi të mundshëm të Lazios drejt teknikut të përfaqësueses shqiptare.

Top Channel