Titulli, Bale mban në lojë Realin
30/04/2016 00:00
Gareth Bale mban ende në lojë Realin e Madridit në garën për titullin kampion të Spanjës.
Në mungesë të Ronaldos së dëmtuar, uellsiani u tregua njeri u ndeshjes kur shënoi golin vendimtar në minutën e 80-të në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Real Sociedad.
Pas kësaj fitoreje, Zinedinë Zidane merr përkohësisht kryesimin e tabelës duke pritur i qetë dy takimet e tjera, atë të Atletikos, që luan në shtëpi ndaj Vallecanos dhe atë të Barcelonës, që përballet në transfertën e vështirë kundër Betisit.
Renditja aktuale sheh Realin me 84 pikë dhe Barcelonën e Atletikon me nga 82 pikë.
Top Channel