Panairi i Punës, 11200 aplikues per 8000 vende pune

30/04/2016 00:00

11200 është numri i aplikimeve që përmbyllën panairin tre ditor të punës. Listën e sektorëve me më shumë kërkesa e kryesojnë shërbimet, kryesisht call center me rreth 8400 aplikime dhe me radhë ato të ndërtimit, industria përpunuese deri tek sistemi bankar me 120 aplikime.

Ajo cfarë është evidentuar edhe në këtë panair është mospërputhja mes kërkesës dhe ofërtës, cka ka djegur me qindra vende pune për pozicione që kërkojnë një nivel të caktuar kualifikimi si në rastin e kompanisë që zbaton projektin TAP që prezantoi 1200 vende pune për të cilat aplikuan vetëm 700.

“Aplikoni në institucionet tona të formimit profesionalm, janë kurse që ofrohen falas. Merrni një zanat e një profesion”, tha Blendi Klosi, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Për herë të parë pjesë e panairit të punës ishte edhe grupi mediatik Top Media në stendën e të cilit pati numër të lartë kërkesash për punësim.

“Janë 580 aplikime, numër që ka kaluar dhe pritshmëritë tona. Nga formularët e dorëzuar deri ditën e djeshme kemi shqyrtuar rreth 50 formularë që do i nënshtrohet që nga dita e hënë intervistës së punës në Top Media”, bëri të ditur Ledia Liku, përfaqësuese e Top Medias.

Në panair morën pjesë 130 kompani që celën dyert për 8000 punonjës të rinj gjithsej.

Top Channel