“Au Revoir” Chelsea!, Curtois pranë largimit nga ‘blutë’

30/04/2016 00:00

E ardhmja e Tibo’ Kurtua duket se do të jetë larg Chelsea. sipas asaj që publikohet në median britanike, trajneri i ardhshëm i Bluve të Londrës, Antonio Konte dha miratimin e tij për të nxjerrë në merkato portierin e përfaqësueses belge.

Kurtua nuk po ndihet shumë mirë te skuadrta londineze dhe nuk ka raporte të mira me trajnerin e portierëve Kristof Lolikon. për më tepër, 23-vjeçari është shumë i zhgënjyer për faktin se chelsea nuk do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe kjo ëshyë një arsye më shumë që ai të mendojë largimin nga kryequyetit britanik.

Klubet që pretendojnë shërbimin e Kurtua nuk mungojnë dhe mes tyre janë Paris Sën Zhermen dhe Reali i Madridit. Ky i fundit në të vërtetë do të bëjë një tentativë për portierin belg vetëm në rast se do të dështojë sërish në tratativat me Manchester United për David De Gean.

Mësohet se chelsea do të kërkojë për Kurtua 50 milionë Paund shifër kjo më e lartë se ajo prej 33 milionë Paund që Juventius pagoi për blerjen e Buffon në vitin 2001. Përsa i përket zëvendësuesit të mundshëm të Kurtua, Chelsea ka vënë në shënjestrën e tij Fraser Forster të Southampton i cili së fundmi theu rekodin e Pol Jones me 666 minuta pa pësuar gol.

Top Channel