Suksesi me Leiceser, ja milionat që përfiton Ranieri

29/04/2016 00:00

Trajneri i Leicester City, Caludio Ranieri, do të përfitojë 6.3 milionë euro bonus në rast se skuadra e tij arrin të fitojë Premier Leaguen, raportojnë mediat britanike.

Po ashtu, italiani ka një klauzolë në kontratën e tij e cila i garanton atij 128 mijë euro për çdo pozicion sipër vendit të 18-të në klasifikim. Kjo do të thotë se ai do të përfitojë 2.1 milionë euro në rast se “dhelprat” e mbyllin kampionatin në vendin e parë.

Kur Ranieri mori drejtimin e Leicester, atij iu kërkua që të bënte të pamundurën që të skuadra të siguronte mbijetesën sa më parë. Pronarët e “dhelprave” përfshinë shumë klauzola që ta bënin më të lehtë shkarkimin e Ranierit në rast se ai dështon.

Por, Ranieri gjithashtu kërkoi që të përfshihen edhe klauzola në rast suksesi, si kualifikimi për Europa League, Champions League si dhe triumfi në kampionat.  

Aktualisht, ai paguhet 1.9 milionë euro në sezon dhe kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës.

Top Channel