PSG luan për rekorde në Ligue 1

29/04/2016 00:00

Edhe pse kampionatin ka arritur ta fitojë prej javësh, PSG vazhdon të fitojë në Ligue 1 duke synuar të thyejë rekorde.

Në ndeshjen e së premtes ndaj Rennais, kampionët e Francës morën një fitore të pastër, duke shënuar 4 gola e mos pësuar asnjë. Ibrahimovic, si në të shumtën e ndeshjeve, ishte njeriu i këtij takimi, duke arritur të shënojë dy nga 4 golat, dy të tjerët u realizuan nga Maxwell dhe Cavani, që vulosi fitoren e thellë në minutat e shtesës.

Me fitoren e lehtë 4-0 përballë Rennes, në “Parc des Princes”, skuadra e Laurent Blanc barazoi rekordin e vendosur nga vetë parizienët gjatë sezonit të kaluar për pikë të grumbulluara në Ligue 1, me 89.

Në “Parc des Princes” janë në ndjekje të rekordeve. Përveç skuadrës që synon të vazhdojë të shkruajë historinë, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit, Zlatan Ibrahimovic i nevojiten edhe 4 gola për të thyer rekordin 38-vjeçar të Carlos Bianchi te PSG, me 37 rrjeta në një sezon të Ligue 1.

Top Channel