Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku ka prezantuar projektin e sheshit “Skënderbej” para banorëve të njësisë administrative nr. 11.
Mazniku tha se sheshi i përket jo vetëm Tiranës po gjithë Shqipërisë, pasi aty zhvillohen tubime, protesta, koncerte etj.
“Sheshi është një vend që i shërben të gjithëve dhe riparimi i këtij sheshi është deri diku kulmimi i këtij synimi. Unë besoj se nga kjo anë është shumë e rëndësishme pse i bëjmë gjithë këto aktivitete dhe këto diskutime sepse në këtë mënyrë duhet të japim një mesazh që sheshi është i secilit prej qytetarëve të Tiranës”, deklaroi ai.
Gjithashtu, ai shtoi se nisur nga fakti se sheshi “Skënderbej” konsiderohet si qendra e gjithë shqiptarëve duhet edhe ta përfaqësojë realisht këtë simbolike me mënyrën se si do ndërtohet apo edhe gjelbërohet me gurë e pemë nga të gjitha trojet.
Punimet e sheshit “Skënderbej”do të mbyllen brenda 12 muajve.
Top Channel