Ditën e shtunë në kryeqytet, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, do të zhvillohet një event maratonë për të gjithë adhuruesit e valles, amatorë e profesionistë.
I organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, aktiviteti do të zhvillohet në parkun “Rinia” dhe do të zgjasë rreth 15 orë.
Në të do të marrin pjesë kërcimtarë të 16 shkollave dhe kurseve të ndryshme të vallëzimit, si dhe adhurues të thjeshtë të baletit.
Gjithçka do të nisë në orën 09:00 të së shtunës dhe, siç njoftohet në një komunikatë për shtyp, për ata që do të ndjekin eventin nuk do të mungojnë surprizat.
Kjo do të jetë hera e parë që parku “Rinia” do të kthehet në një fushë vallëzimi, ku të rinjtë do të mund të kalojnë disa orë argëtimi.
Top Channel