ISIS planifikoi të rrëmbente boksierin Manny Pacquiao

28/04/2016 00:00

Filipinasi Manny Pacquiao i ka shpëtuar për fat rrëmbimit nga terroristët e ISIS në vendlindjen e tij.

Grupimi ekstremist islamik Abu Sayyaf kishte në plan për të marrë peng boksierin dhe familjen, në një aksion që do të rikthente vëmendjen mediatike te organizata ISIS.

Pacquiao deklaroi nuk ia kishte idenë se ishte objektiv i një grupi terrorist derisa Presidenti i vendit e tha publikisht. Ai tha se do të marrë masa shtesë sigurie në mënyrë që ai dhe familja e tij të ndihen të sigurtë.

Manny Pacquiao, që zhvilloi në prill ndeshjen e fundit në karrierë, është kandidat ultrakonservator për Senatin filipinas, një njeri i devotshëm ndaj biblës dhe një ikonë kombëtare në vendlindje.

Top Channel