
OSHEE bën të ditur se vetëm 0.6 përqind e totalit të faturave janë ankimuar pranë zyrave të saj në Lezhë.
Duke iu përgjigjur deklaratës së kreut të PD-së së Lezhës, Paulin Marku, OSHEE thekson se për cdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta.
“Në adresë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, për periudhën janar-mars 2016, janë depozituar rreth 407 ankesa, nga të cilat 205 ankesa për mbifaturim dhe 202 për afrofe nga abonentët në agjencinë e Lezhës. Nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për 3 mujorin në agjencinë e Lezhës, rreth 65 mijë fatura të lëshuara, në raport me 20 mijë abonentë aktivë që ka kjo agjenci, rezulton se vetëm 0.6 përqind e totalit të faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkaq, OSHEE i bën thirrje abonentëve që u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt që të bëjnë pagesën e faturave të ankimuara që të mos penalizohen si debitorë.
Top Channel