Tepelenë, asgjësohen 6 mijë fidanë hashashi

27/04/2016 00:00

Në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Gjirokastrës zbuloi dhe shkatërroi mbi 6 mijë fidanë.

Fidanët u zbuluan në fshatin Beçisht të Tepelenës dhe në pranga përfundoi shtetasi 43-vjeçar Migjen Meta, i dyshuar si autor i kultivimit të tyre.

Gjithashtu, policia njofton se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë të 43-vjeçarit.

Top Channel