Autorët e grabitjes së 180 mijë dollarëve nuk kanë qenë të armatosur dhe as të maskuar. Një ditë më pas, ekpertët e policisë u rikthyen në vendngjarje dhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë kanë arritur të zbardhin dinamikën e grabitjes.
Sipas uniformave blu, arkëtari i firmws së këmbimit valutor ka qenë duke dalë nga ambientet e një banke të nivelit të dytë së bashku me shoqëruesin e vlerave monetare, kur 2 persona i kanë rrëmbyer çantën me para’. Autorëve u është dashur të qëllojnë me shkelm shoqëruesin e arkëtarit dhe më pas janë larguar me shpjetësi me një motor që e kishin parkuar aty pranë.
Por burime nga uniformat blu bëjnë me dije se një dëshmitar okular, i cili ka parë të gjithë skenën e ngjarjes, ka deklaruar se në momentin e grabitjes arkëtari nuk ka reaguar fare, duke mos bërë asnjë veprim kundërshtues. Kjo dëshmi ka ngritur dyshime të forta për policinë, e cila gjithsesi e ka referuar ngjarjen në prokurori për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se mbrëmjen e së martës janë shoqëruar në komisariat disa persona të njohur si kontigjent kriminal, të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Top Channel