Vjedhje në kriptomonedha/ Çiftit i zhduken 315 mijë dollarë, fondet shfaqen por janë të bllokuara
Për herë të parë në histori të telefonit iPhone, Apple pritet të njoftojë rënie në shitje krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. Çereku i parë i këtij viti ka qenë më i tmerrshmi në shitje në 13 vite.
Sipas një raporti, Apple pret që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet. Kjo do të thotë një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.
Ne çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefon iPhone, ndërkohë që për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%.
Kjo është një goditje për Apple, 2/3 e fitimeve të së cilës vijnë pikërisht nga shitjet e iPhone.
Mendohet se arsye për këtë rënie në shitje është Kina, tregu i së cilës ka qenë në fokusin e kompanisë amerikane prej dy vjetësh, ndërkohë që nuk janë përmbushur objektivat.
Po ashtu, edhe konkurrenca nga Samunsg si dhe rritja e disa kompanive kineze si Huawei kanë ndikuar në rënien e shitjeve të iPhone.
Top Channel