Sekuestrohen 11 kg kanabis në Kolonjë, arrestohet zotëruesi
26/04/2016 21:00
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në një zonë të Kolonjës, ndërsa ka përfunduar në pranga zotëruesi i saj. Eniglon Meko, 21 vjeç, banues në fshatin Boshanj të Ersekës u arrestua pasi në një kasolle (pronë e tij) në afërsi të banesës iu gjet 11 kg kanabis.
Sipas të dhënave, lënda narkotike ishte fshehur në disa thasë në kasollen e të riut dhe policia ka mundur ta zbulojë pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Pas kapjes së lëndës narkotike, kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse vetë i riu ishte kultivuesi i saj, por edhe destinacionin e tregtimit.
Top Channel