Premtonte viza punësimi e studimi, pranga mashtruesit në Tiranë
26/04/2016 14:45
Një person është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.
Blutë e kryeqytetit bënë me dije se kanë vënë në pranga 25-vjeçarin Klevis Rreshka, si dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasit me incialet L.M dhe A.M, përkatësisht 51 dhe 28 vjeç.
Sipas burimeve, personat në fjalë u premtonin dokumenta punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi dhe Angli personave të ndryshëm dhe në këmbim u merrnin shuma të konsiderueshme parash.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, të dyshuarit kanë mashtruar të paktën 27 persona nga qytete të ndryshme të vendit, shtojnë më tej burimet.
Top Channel