Morën me dhunë 26 000 euro; arrestohen 2 të rinj

26/04/2016 22:00

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Eklipsi”, në kuadër të së cilës ka arrstuar në flagrancë dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga kanë rënë 18-vjeçari me iniciale R.A. dhe 19-vjeçari me iniciale Luan Lama, të dy banues në kryeqytet. Këta shtetas akuzohen për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Në kërkim janë shpallur F.Gj., 29 vjeç dhe I.Sh., 19 vjeç. 

Këta shtetas, prej një periudhe 5-mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit E.B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin që t’i merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 eurosh. Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA