Fushata e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, “Unë Mbroj Fëmijët”, zhvilloi këtë të martë fazën tjetër në qytetin e Elbasanit, me organizimin e një panairi të madh në qendër të qytetit.
Në këtë panair ishin vendosur stenda për të gjitha shërbimet që ofrohen për fëmijët në situatë rruge, fëmijët në rrezik, të abuzuar, neglizhuar apo që nuk iu plotësohen nevojat e detyrueshme nga familjet. Ministri Klosi paraqiti paketën e ndihmës që iu ofrohet familjeve në këto raste.
“Punësimi i prindërve të këtyre fëmijëve është përparësi, me qëllim nxjerrjen e tyre nga varfëria. Në çdo zyrë punësimi është një nënpunës i posaçëm për t’i orientuar këta prindër drejt punës së përshtatshme për ta”, deklaroi Klosi.
Ai bëri me dije se, “qeveria ofron formim profesional për çdo prit që do të marrë një zanat”. “Janë 100 raste kur prindi është punësuar, pasi është trajtuar rasti i fëmijës së tij në situatë rruge”, shtoi Klosi.
Top Channel