Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit 53-vjeçar Ibrahim Lika, banues në fshatin Shkretë të Krujës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka kanosur, në prani të fëmijëve, duke i drejtuar një armë zjarri pistoletë tip TT, me të cilën më pas është larguar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e kapjes, Likës iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale pistoleta TT dhe një krehër me 6 fishekë.
Ibrahim Lika ka qenë i dënuar më parë (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel