Hetimet për Shullazin, Prokuroria sekuestron kamerat

25/04/2016 19:45

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pamjeve filmike të gati 30 kamerave të sigurisë në kryeqytet, të cilat do të këqyren nga ekspertët për llogari të hetimeve të nisura ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.

Burimet e Top Channel thanë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë pranë një hoteli, ku dyshohet se është kërcënuar edhe ish-Rektori Dhori Kule, nuk dalin imazhe të qarta që do të ndihmonin hetuesit për të identifikuar të dyshuarit.

Ndërkohë, po vijon këqyrja e kamerave të sigurisë pranë banesës së profesor Mynyr Konit, i cili dëshmoi se ishte kërcënuar në mënyrë që të tërhiqej nga gara për Rektor.

Prokuroria nuk ka marrë ende në pyetje tre të arrestuarit që mbahen nën masën arrest me burg, të cilët dyshohen gjithashtu edhe për gjobëvënie dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA