Forma e Luis Suarez, Barça mendon rinovimin e shpejtë

25/04/2016 00:00

Luis Suarez është protagonisti absolut në median katalanase. Paraqitjet e uruguajanit në 2 ndeshjet e fundit ku ai shënoi 8 gola në total i ka kthyer buzëqeshjen trajnerit Luis Enrique dhe drejtuesve më të lartë të Barcelonës.

Uruguajani dhe Messi, duke parë momentin jo shumë pozitiv të Neymar, shihen si personat që duhet të marrin përsipër pergjegjesite dhe të ccojnë Barcelonën drejt titullit në La Liga.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Sport”,  në këtë situatë katalanasit tashmë po mendojne për rinovimin me Suarez pasi konsiderohet si një çështje më urgjente për t’u zgjidhur në krahasim me kontratën e Sergio Busquets.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, presidenti i Barcelonës, Bartomeu gjatë verës do të nisë bisedimet me sulmuesin 29-vjeçar për kontratën e re e cila do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij.

Top Channel