Tiranë, gjykata vendos “arrest shtëpie” për Fishekun

24/04/2016 00:00

Biznesmeni në fushën e hidrokarbureve, Ilijaz Fisheku, do të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike, për akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe evazion fiskal.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi të njëjtën masë sigurimi “arrest shtëpie” edhe për 7 inspektorët e tatim-taksave, që nuk kishin kontrolluar për gati katër vjet një pikë të palicencuar karburanti.

Mësohet se administratori Fisheku të ketë deklaruar para hetuesve, se nuk i njihte fare inspektorët e arrestuar që nuk kishin kontrolluar pikën e tij të karburantit, duke mohuar në këtë mënyrë ekzistencën e ndonjë marrëveshjeje mes tij dhe inspektorëve.

Top Channel