Shkodër, kapet vrasësi për gjakmarrje

24/04/2016 00:00

Policia arrestoi ne Dukagjini Lazer Qukajn, 27-vjeç, i cili është dënuar me 21 vjet burg për vrasje për gjakmarrje të mbetur në tentativë.

Qukaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë, por me kërkesën e prokurorit të çështjes vendimi Shkallës së Parë është ankimuar në Apel, cili e ka dënuar me 21 vjet burg.

Ky person dy vite më parë në bashkëpunim me një kushëri të tijin ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar për motive gjakmarrjeje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta