Korçë, në gjyq ish-drejtori i Ujësjellësit, qëlloi me armë në një lokal
24/04/2016 00:00
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i akuzuar për veprat penale të kanosjes dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja për të cilën akuzohet Malushi ka ndodhur në datën 26 shkurt të këtij viti, kur pas një zënke për motive të dobëta në një lokal, Orest Malushi, ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të një shtetasi me inicialet Z.B., por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Mësohet që në momentin e ngjarjes, Malushi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Top Channel