Tiranë, shoqërohet biznesmeni Nikollaq Neranxi

23/04/2016 00:00

Policia ka shoqëruar në komisarit biznesmenin Nikollaq Neranxi pas një përplasje që sipas uniforave blu, ai ka patur me disa efektivë të cilët i ka kundërshtuar dhe ofenduar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku disa efektivë po kryenin detyrën duke i vendosur gjoba automjeteve që ishin parkuar në mënyrë të parregullt pranë biznesit të Neranxit.

Biznesmeni është shoqëruar në mjediset e Komisariatit nr. 6, por ai ka mohuar të ketë kundërshtuar policinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta