Shkodër, sekuestrohen drogë dhe armë

23/04/2016 11:10

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion gjatë të cilit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eduard Plepi, të cilit i janë gjetur mjë sasi lënde narkotike dhe armë.

Konkretisht, këtij shtetasi i janë sekuestruar më cilësin e provës materiale 670 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë heroinë, si dhe një automatik, një armë gjahu dhe 25 fishekë.

Ndaj shtetasit Eduard Plepi janë ngritur akuzat e “prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve të zjarrit e municioneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA