“Farmacia”, Prokuroria kërkon 20 vite burg për të pandehurit

23/04/2016 00:00

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës të dënojë me 20 vite burg në total 7 të pandehurit e dosjes “Farmacia”. Të pandeheurit, mes tyre edhe ish-drejtori i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, rezultojnë të përfshirë në një skemë mashruese financiare për rimbursimin e medikamenteve.

Nga abuzimet ku kryhej konroll fiktiv i farmacive i është shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 56 milionë lekë. Si të përfshirë në këtë skemë janë zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor dhe pronarë farmacish.

Prokuroria kërkoi dënimin e Hysni Rocit me 6 vjet burgim, deklarimin fajtor dhe dënimin e Pjerin Xhuvanit për shpërdorim detyre dhe dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Po kështu është kërkuar edhe dënimi i te pandehurve Edlira Mara, Frida Lamce, Fatbardh Budo, Arens Spahiu, Fatbardh Budo dhe Mimoza Tufi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta