Shkodër, arrest me burg për burrin që mbyti bashkëshorten
22/04/2016 12:50
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e arrestit me burg për Sadetin Sulën, i cili dyshohet të ketë mbytur bashkëshorten e tij, e cila u gjet e vdekur në tualetin e një mobilerie.
Sula dyshohet se ka mbytur bashkëshorten, por nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se kishte marrëdhënie të mira me të.
Mesditën e së hënës, në tualetin e dyqanit në Melgushë të Shkodrës u gjet e pajetë 45-vjeçarja S. Sula.
Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, në trupin e viktimës u gjetën shenja, çka tregonin se ajo ishte vrarë. Hetimet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Sadetin Sula dyshohet se ka vrarë duke mbytur me duar bashkëshorten e tij, por nuk dihet ende motivi.
Top Channel