Rimbursohen edhe protezat, ministria i përfshin në listën e barnave

22/04/2016 00:00

Për herë të parë protezat e gjymtyrëve, të cilat vendosen për shkak të traumave që shkaktohen kryesisht nga aksidentet rrugore, do të ofrohen falas.

Këto pajisje mjekësore janë planifikuar të jenë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme  që pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit maj.

“Janë 100 milionë lekë të reja në dispozicion vetëm për të blerë proteza”, shprehet Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se po punohet për përmirësimin e shërbimit të urgjencave për të përshpejtuar mbërritjen e autoambulancave në vendngjarje.

“Brenda qershorit, me atë flotë autoambulancash që kemi, ne do të kemi më shumë skuadra që mund t’i përgjigjen thirrjeve në territor, duke u përpjekur ta dekoncetrojmë pozicionin e autoambulancave në territor, të paktën nga ora 07:00 deri në 23:00, jo vetëm në spitale”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Në konferencën e dytë të traumës u kërkua që në Universitetin e Mjekësisë të hapet Departamenti i Traumës në mënyrë që të  ketë sa më shumë specialistë të kësaj fushe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta