Personalitetet më me shumë ndikim

22/04/2016 00:00

Revista “Time” publikon vazhdimisht klasifikimin e 100 personaliteteve me më shumë ndikim në botë në të gjitha fushat.

E ka bërë një gjë të tillë edhe këtë radhë ku nuk mungojnë emrat nga bota e sportit dhe përmendim Usain Bolt, Stephen Curry, Katie Ledecky, Lewis Hamilton apo edhe tenistja indiane Sania Mirza.

“Time” ka bërë një ndarje të këtyre personaliteteve në disa kategori mes të cilëve “Titanët”, “Ikonat” apo “Pionerët”.

Te “Titanët” është Katie Ledecky, notarja 19-vjeçare që ka fituar 4 medalje të arta olimpike dhe mbajtësja e 3 rekordeve botërorë në 400, 800 dhe 1500 m stil i lirë. Ajo është përkrah emrave të tillë si Papa Françesku, Mark Zuckerberg, Leonardo di Caprio e Steven Curry.

Ndërsa, rekordmeni botëror në atletikë, Usain Bolt është përfshirë në kategorinë “Ikona”, së bashku me Sania Mirzën, e para teniste indiane që ka fituar turne të WTA, duke u bërë një objekt frymëzimi në vendin e saj. Te “Ikonat” është përfshirë dhe 3 herë kampioni i botës në Formula 1, Hamilton si dhe Mario Andretti.

Në kategorinë “Pionierë”, të bie në sy emri i sportistes së skermës, Ibtihaj Muhammad, e para sportiste amerikane me besim mysliman që garon në Lojërat Olimpike me shami.

Në këtë kategori është vendosur edhe kampioni olimpik në dekatlon Bruce Jenner, që tani është Caitlyn, pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë.

Top Channel