Kundërshton RENEA-n, vritet gjatë operacionit i shumëkërkuari

22/04/2016 00:00

Forcat speciale RENEA kanë neutralizuar një shumë të kërkuar, i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia shqiptare për falsifikim dokumentash dhe si i dyshuar për vrasjen e një shtetasi.

Pas informacioneve të marrë, RENEA kreu operacionin për arrestimin e Petrit Dushit në fshatin Gziq të Lezhës.

Dushi, 45 vjeç, kundërshtoi me armë forcat speciale dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë.

Policia thotë se Dushi ka qëlluar edhe disa muaj më parë në drejtim të forcave të policisë gjatë përpjekjes së tyre për ta arrestuar.

Petrit  Dushi, 45 vjeç ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje, 3 vjet per falsifikim dokumentesh dhe ishte ne gjykim për vrasjen e M. J.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta