Ibrahimovic kurorëzon Leaon: Kur luan siç bëri ndaj Uzbekistanit, është një ndër më të mirët “Ti Shqipëri më jep nder!” është mbishkrimi, me të cilin do të qarkullojë, duke nisur nga 10 qershori, autobusi kuqezi i kombëtares shqiptare në “Francë 2016”.
Sondazhi, prej disa javësh ndodhet në faqen zyrtare të UEFA-s dhe mbetet ende i hapur për 3 alternativa: “Ti Shqipëri më jep nder!”, “O sa mirë me qenë shqiptar!” dhe “Fluturo shqipe!”, por ka qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili në prani të shefit politik të një tjetër rilindjeje, gjatë prezantimit të projektit të stadiumit të ri “Arena kombëtare”, ka pohuar se slogani i kuqezinjve në Europianin e kësaj vere do të jetë slogani i marrë nga vargjet e rilindasit të vërtetë, atij të Letërsisë, Naim Frashëri.
Vargu përfaqësues është gjithashtu i stampuar edhe në fanelat e reja të kombëtares sonë, që janë të personalizuara vetëm për Europianin, maja historike e deritanishme e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të UEFA-s mund të votohet ende për të treja alternativat dhe rezultati zyrtar do të publikohet më 2 maj, pavarësisht se vendimi është marrë, së paku për autobusin e kombëtares.
Top Channel