Prezantohet projekti i Arenës Kombëtare

21/04/2016 10:20

Me firmosjen e marrëveshjes mes FSHF-së dhe kompanisë “Albstar” ka marrë jetë dhe “Arena Kombëtare”, stadiumi i cili pas dy vjetësh do të jetë shtëpia e re e kombëtares shqiptare.

“Edhe ato fusha që trashëguam nga sistemi komunist, i shkatërruam dhe ndërtuam pallate. Ky do të jetë i vetmi stadium ku kombëtarja do të zhvillojë ndeshjet e saj ndërkombëtare dhe si i tillë është një kartvizitë kundrejt miqve që na vijnë në shtëpi”, tha Armand Duka, president i FSHF-së.

Pasi ka theksuar rëndësinë e sportit, kryeministri Edi Rama ka pohuar se kryeqyteti shqiptar do të ketë vetëm përfitime nga ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar.

“Arena Kombëtare do të ketë një ndikim të rëndësishëm për ekonominë e qytetit, pasi nuk do të jetë vetëm një stadium, por një hapësirë e gjallë që do të funksionojë përditë. As qeveria dhe as FSHF-ja nuk do të shpenzojnë asgjë për këtë stadium. Do të jetë një partneritet publik-privat. Do të sjellim në kryeqytet një investim prej 50 milionë eurosh”, tha Rama.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA