“Playoff”-et në NBA, fitore për San Antonion dhe Atlantën

20/04/2016 11:00

San Antonio Spurs e çon në 2-0 serinë e ndeshjeve të “playoff”-it të NBA me Memphis Grizzlies. Skuadra teksane shënoi një tjetër fitore të lehtë, duke e mpioshtur kundërshtarin këtë radhë 94-68.

Në “AT&T Center” ndeshja nuk pati histori, me skuadrën e Greg Popovich që ishte dominuese gjatë gjithë kohës dhe basketbollisti më i mirë për San Antonio ishte Mills me 17 pikë të shënuara. Seria e ndeshjeve të “playoff”-it tani do të zhvendoset në Memphis, ku Spurs do të kërkojnë të mbyllin njëherë e mirë llogaritë e këtij raundi të parë.
 
Atlanta Hawks fitoi ndeshjen e saj ndaj Boston Celtics 89-72, duke e çuar edhe ajo  në 2-0 serinë e përballjeve. Në “Philips Arena” fati i takimit u vendos që në periodën e parë, me Hawks që përfitoi nga gabimet e shumta të kundërshtarit për ta çuar diferencën në rezultat deri në 24-3.

Më pas, Atlantës nuk iu desh gjë tjetër veçse të administrojë avantazhin e krijuar, gjë të cilën e bëri pa shumë probleme.

Top Channel