Lezhë, gjenden 40 predha luftarake në lagjen “Nënë Tereza”

20/04/2016 00:00

Një sasi e madhe municioni mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore është zhbuluar rastësisht nga banorët e një lagjeje në qytetin e Lezhës. Janë rreth 40 predha artilerie të rëndë që ndodheshin nën tokë, në një zonë në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës.

Vendi ku janë gjetur ndodhet pranë banesave. Ato kanë dalë mbi sipërfaqen e tokës nga gërmimet që individë të ndryshëm kanë bërë në zonë.

Policia dyshon se gërmimet janë bërë nga persona që kanë patur dijeni për ekzistencën e predhave. Ata mund të kenë patur synim marrjen e eksplozivit dhe barotit.

Ndërsa thuhet edhe se disa persona që mund të kenë marrë materiale inerte kanë zbuluar municionet. Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan policinë për t’i larguar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta