Kamioni përplas për vdekje 60-vjeçaren

20/04/2016 00:00

Një 60-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës së të mërkurës.

Një kamion ka përplasur fort gruan 60 vjeç, ende e paidentifikuar. Ajo është transportuar me shpejtësi për në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e kamionit, shtetasin Gentian Toska, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotës të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta