Banorët e Muriqanit në protestë: Kompania private po na merr tokën
19/04/2016 12:00
Banorët e fshatit Muriqan, në Elbasan, kanë protestuar sot përpara prefekturës për shkak të zaptimit të tokave të tyre nga një kompani private.
Ata pretendojnë se 5.4 hektarë tokë bujqësore, të cilën e kanë përfituar me ligjin 7501, u është zaptuar pa të drejtë dhe megjithë ankesat që kanë bërë nëpër institucione, deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Sipas banorëve, policia nuk po i lejon ata të shkojnë në pronat e tyre, të cilat janë të mbjella dhe kërkojnë shërbim. Në këtë situatë janë përfshirë 34 familje të fshatit Muriqan.
Banorët shprehen se bujqësia është i vetmi mjet jetese për ta, ndaj kërcënojnë me përshkallëzim të protestave deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Top Channel