Zgjedhjet në universitete, kërkohet zbardhja e kërcënimit ndaj Konit

18/04/2016 15:30

Në orët më intensive të garës për rektorë, dekanë dhe shefa departamentesh në universitete janë duke u zhvilluar takimet përmbyllëse.

Gara për universitetin e Tiranës u njollos, për shkak të incidentit të dy ditëve më parë. Kandidati Koni vijon të hezitojë për të folur mediatikisht si për platformën e tij, ashtu dhe për incidentin ndërkohë që kandidatja Dibra bën thirrje për zbardhje të së vërtetës.

“Nga unë ka një distancim të menjëhershëm. Drejtësia nuk duhet të vonojë pasi nuk ka asnjë farë vlere nëse e vërteta del pas 4 ditësh apo një jave. Do ti lutesha vërtetë fort kandidatit tjetër të bëjë dalje publike në mënyrë që t’i japim një mesazh pedagogëve dhe studentëve që ditën e mërkurë do të duhet të na votojnë njërin apo tjetrin”, tha Klodeta Dibra.

Në Universitetin e Mjekësisë duke se ka pasur një garë të civilizuar.

“Atmosfera ka qënë e qetë, deri diku e këndshme, pavarësisht atyre problemeve që karakterizojnë ccdo garë në një ambient të vogël. Sulme personale, as që mund të mendohen”, u shpreh Prof .Dr Mira Rakacolli.

“Ndërmjet kandidatgëve nuk ka pasur as sulme personale, as sulme në distancë, biles ne kemi bashkëbiseduar lirshëm me njëri-tjetrin. Pëvecc shijes së hidhur që të lë përplasja mes kandidatgëve për rektor, shije të hidhur më ka lënë pavarësia e organeve të drejtësisë për të zbuluar të vërtetën”, tha Prof .Dr Arben Gjata.

“Na ka lënë shije të keqe, të merret një rektor e të bëhet kjo është një skandal”, u shpreh Prof dr . Petrit Bara.

Dita e martë është heshtje zgjedhore, ndërkohë që të mërkurën pedagogët dhe studentët do të votojnë kandidatin që preferojnë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA