Lumi i Tiranës, Veliaj: Projekti përfundon brenda vjeshtës

18/04/2016 11:10

Projekti i rehabilitimit të lumit të Tiranës ka përfunduar në rreth 70% të punimeve, dhe përfundon brenda vjeshtës.

Kreu i bashkisë Erjon Veliaj ka inspektuar punimet e deritanishme duke shprehur optimizmin e tij për ritmin me të cilin po ecin punimet.

“Besoj se në vjeshtë do t’i përfundojmë këto 7 km dhe kjo zonë jo vetëm që nuk do të përmbytet më, por do të bëhet një nga zonat më tërheqëse të qytetit, pasi brigjet e lumit do të kthehen në park, në fusha sportive dhe në ambiente rekreative për gjithë qytetarët e Tiranës. Duke e kthyer këtë pjesë në fusha sportive, hapësira të gjelbëruara, pista vrapi, në zona rekreative për qytetin, u kemi shtuar vlerën e pronës rreth 100 mijë familjeve që jetojnë pranë zonës të Lumit të Tiranës dhe krejt papritur zona më e diskriminuar do të jetë një nga zonat më të privilegjuara të qytetit, për t’u siguruar që investimet nuk prekin vetëm zonat turistike ose qendrore dhe administrative të qytetit, por gjithë periferinë”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi se kolektori që po ndërtohet përgjatë kësaj zone do të sjellë një mënyrë të re të menaxhimit të ujërave të zeza, të cilat nuk do të derdhen më në lumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA