F1, 100 podiume për Mercedesin

18/04/2016 13:40

Në Kinë, Nico Rosebrg nuk festoi vetëm fitoren e tij të tretë në po aq gara, por shtoi statistikat e Mercedesit. Në pistën e Shangait, skuadra gjermane shënoi podiumin e saj të 100 në historinë e saj në Formulën 1, duke barazuar francezët e Renault. Merita e Mercedesit është se këtë numër podiumesh ajo e ka arritur në vetëm 9 vjet.

Rekordin në këtë aspekt e mban padyshim Ferrari me 669 podiume, por Kokëkuqja italiane është në botën e Formulës 1 që nga viti 1950, vit kur mori jetë ky kampionat që është më i rëndësishmi përsa u përket garave automobilistike.

Makina italiane e ka siguruar numrin e 669 podiumeve në 911 gara dhe në 76.7% të tyre piloti ka qenë në shkallën më të lartë të tij. Ndërsa Mercedesi ka një mesatare me 100 podiume në 130 gara, me 76.9%  të rasteve të rezultuara me vendin e parë, rezultati më i mirë se çdo skuadër tjetër.

Në këtë klasifikim, përpara Mercedesit qëndrojnë Benetton me 102 podiume, Red Bull me 120 e Brabham me 124 podiume. Por skuadra nga Shtutgarti i ka të gjitha mundësitë që t’i kalojë ato në garat e ardhshme, duke filluar që nga Çmimi i Madh i Rusisë, që është ndalesa e radhës e Botërorit të Formulës 1.

Top Channel