Partizani mposht 3-0 Vllazninë, vetëm 2 pikë larg Skënderbeut

17/04/2016 00:00

Dy gola nga Sukaj dhe një nga i riu Fili i kanë dhënë një fitore të pastër 3-0 Partizanit këtë të diel ndaj Vllaznisë, duke e ngushtuar me vetëm dy pikë nga Skënderbeu i vendit të parë.

Partizani zhvilluan një pjesë të parë të mirë, por shkodranët arritën ta mbajnë të paprekur portën e tyre, madje edhe 15 minuta nga pjesa e dytë. Por, më pas ishte një shkodran që i godet ata. Xhavahir Sukaj realizon në minutën e 60. Ndërsa 2 minuta para fundit, Fili dyfishoi shifrat e në fundin e takimit, Sukaj shënoi edhe të tretin, duke e vulosur ndeshjen në 3-0.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Partizanin, pasi tashmë është vetëm 2 pikë larg nga Skënderbeu i vendit të parë, i cili u mund një ditë më parë në Korçë nga Tërbuni i vendit të fundit.

Vllaznia pas këtij takimi mbetet në kuotën e 29 pikëve, një më shumë se Flamurtari e 4 më shumë se Bylisi i vendit të parafundit. 

Top Channel