UKT, marrëveshje me familjet debitore

16/04/2016 12:05

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se ka nisur lidhjen e marrëveshjeve me familjet debitore ndaj pagesës së ujit të pijshëm.

Sipas modelit të kësaj marrëveshjeve familjari debitor do të paguajë çdo muaj 2 mijë lekë plus faturës mujore së ujit. “Debitorët të shlyejnë detyrimet e prapambetura duke paguar një tarifë fikse mbi faturën”, thotë UKT.

Sipas këtij institucioni kjo marrëveshje vjen për t’i ardhur në ndihmë familjeve debitore për të shlyer prapambetjet.

Top Channel