Një “yll” po lind në Romë

16/04/2016 00:00

Mbajeni mend këtë emër, Peter Tomaselli, është vetëm 12 vjeç, por që tani premton për një të ardhme të madhe në futboll.

Prej dy vitesh, ai është pjesë e grupmoshave të Romës, ku në çdo ndeshje që luan apo edhe në stërvitje me ekipin nuk resht së treguari aftësitë e tij të jashtëzakonshme në sportin më popullorë në botë.

Nëse kërkon në “Youtube”, për Tomasellin mund të gjesh video pa fund, ku në të gjitha duket talenti i padiskutueshëm i këtij djaloshi. Mënyra se si i kalon kundërshtarët, teknika, shpejtësia e lehtësia me të cilën ai shënon, janë disa nga karakteristikat e tij që premtojnë shumë për të ardhmen.

Nëse 12-vjeçari do të vazhdojë me këto ritme me siguri që do të arrijë në nivelin e yjeve aktualë botërorë, Messi e Ronaldo, pse jo edhe mund t’i kalojë rekordet e vendosura nga ta.

Top Channel