Ministri Klosi ishte në qytetin e Beratit në një fushatë që synon nxitjen e të rinjve të ndjekin arsimin profesional. Kjo është një përpjekje e qeverisë për të tërhequr të rinjtë në këtë lloj arsimi për t’iu dhënë mundësi punësimi jo vetëm brenda vendit.
“Për vite me radhë orientimi ka qenë drejt universiteteve fantazmë dhe diplomave që sot nuk kanë asnjë vlerë. Kjo që iu bë arsimit ishte kriminale. Ne duam ta ndryshojmë këtë situatë, duam ta orientojmë arsimin drejt një rruge të sigurtë. Ne duam t’i orientojmë të rinjtë drejt zanateve. Po i japim si qeveri një mbështetje shumë të madhe edhe financiare arsimit dhe shkollave profesionale. Tregu vendas ka nevojë për zanate. Arsimi profesional garanton punësim. Nuk ka traktoristë. Kërkohen sot 9 mijë traktoristë dhe nuk ka të tillë. Diplomat e shkollave profesionale do të jenë të ekuivalentuara. Çdo i ri që zgjedh një zanat mund të punësohen në çdo vend të Europës”, deklaroi Klosi.
Paralelisht ka nisur edhe një ringritje dhe rivlerësim i gjithë shkollave të arsimit profesional në gjithë vendin.
Top Channel